“The Reds” po diskuton për vlerën e Lovrenit

“The Reds” po diskuton për vlerën e Lovrenit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren vazhdon të jetë një kërkesë nga AC Milani.

Derisa Lovren nuk ka thënë se dëshiron të qëndrojë në “Anfield”, agjenti i tij është duke vazhduar bisedimet me Milanin.

Mediat italiane raportojnë se Milani është duke diskutuar me “The Reds”, për vlerën e Lovrenit.

Liverpooli po mundohet që ta mbajë lojtarin, mirëpo Lovren kërkon largimin derisa asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Jurgen Kloop është duke vazhduar përgatitjet me Lovrenin për sezonin e ardhshëm.

Liverpooli nuk është i interesuar ta shesë kroatin nën 25 milionë euro.