Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata e Futbollit të Letonisë kanë arritur sot marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet kombëtareve të të dyja vendeve

Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata e Futbollit të Letonisë kanë arritur sot marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet kombëtareve të të dyja vendeve

Siç njofton FFK, miqësorja Kosovë – Letoni, do të zhvillohet më 13 nëntor, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin “Russia 2018”  i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.