Sociedadi po shpreson ta transferoj lojtarin

Sociedadi po shpreson ta transferoj lojtarin

Mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal është afër transferimit te Real Sociedadi. Trajneri i “Topçinjëve”, Unai Emery të shtunën tha se lojtari është i lirë për t’u larguar nga klubi.

Mediat spanjolle thonë se 33-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.

Dy transferimet e Arsenalit, Kieran Tierney dhe Sead Kolasinac janë para lojtarit, andaj spanjolli nuk ka vend në klub.

Sociedad po shpreson ta transferojë lojtarin para se te mbyllet afati kalimtar me 2 shtator.