Klubi spanjoll është duke kërkuar trajner të ri

Klubi spanjoll është duke kërkuar trajner të ri

Vincenzo Montella dhe Thomas Tuchel janë aktualisht të papunë, pasi janë larguar nga skuadrat e tyre respektive, Milani dhe Dortmundi, por duket se shumë shpejt njëri prej tyre do të kthehet për të marrë drejtimin e një ekipi.

Është skuadra e Sevillas ajo që po kërkon një trajner të ri, pasi trajneri aktual i tyre Eduardo Berrizo është diagnostikuar me kancer dhe do të largohet nga klubi përkohësisht për t’iu nënshtruar terapisë shëruese.

Klubi andaluzian ka kontaktuar me dy trajnerët dhe në ditët në vazhdim pritet të përcaktohet se cili prej tyre do të marrë drejtimin e Sevillas.