Alvaro Morata nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në skuadrën e fëmijërisë

Alvaro Morata nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në skuadrën e fëmijërisë

Sulmuesi spanjoll u largua nga “Santiago Bernabeu” për herë të dytë në karrierë duke u transferuar këtë vit te Chelsea. Edhe pse sipas tij ky ishte vendimi i duhur për momentin, ai nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të “Los Blancos” në të ardhmen.

“Natyrisht se do të rikthehesha. Pasi të kem fituar gjithçka me Chelsea-n dhe të kem krijuar një karrierë të suksesshme këtu, është e vështirë për një madrilen që të thotë jo”, është shprehur Morata.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk mendon që kjo gjë do të ndodhë ndonjëherë, por ai ka pohuar se ndihet i lumtur në Londër.