Ish-presidenti i zikaltërve ka përgëzuar skuadrën për sezonin që po zhvillon

Ish-presidenti i zikaltërve ka përgëzuar skuadrën për sezonin që po zhvillon

Massimo Moratti beson që Interi i këtij stinori është në mesin e kandidatëve për Scudetto.

Zikaltërit kryesojnë në Serie A pas 15 xhirove të para, kurse këtë javë do të ndeshen me kampionët në fuqi Juventusin në Torino.

“A mund të flasim për Scudetto? Po,” është përgjigjur Moratti në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

“Është e rëndësishme ta kesh këtë fjalë në zemër dhe në kokë, por gjithashtu duhet të dish të kesh frikë, në mënyrë që të luash çdo javë me angazhimin më të madh”.

“Në garë për Scudetto janë edhe Juventusi, Roma e Napoli, me këta të fundit që zhvillojnë një futboll të mrekullueshëm nën drejtimin e Sarrit”, ka theksuar ai.

Interi është skuadra e vetme pa humbje në Serie A, me 12 fitore dhe tre barazime.