“Ma thuaj me kohë– dhuna seksual nuk është krim”

“Ma thuaj me kohë– dhuna seksual nuk është krim”

​Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, kanë nisur fushatën “Ma thuaj me kohë– dhuna seksual nuk është krim”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunë seksuale.

Gjatë tryezës së rrumbullakët ku edhe u bë edhe solemnisht hapja e fushatës, u tha se rreth 59 përqind të viktimave seksuale janë të moshës 11 deri 16 vjeçe, por të cenueshme janë edhe mosha nën 10 vjeçe.

Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga EULEX, Tarja Formisto deklaroi se tani është koha për ngritje të vetëdijes publike rreth dhunës seksuale.

Sipas saj, abuzimi seksual nuk është i patejkalueshëm por duhet të marrë preventivat e nevojshme.

“Mesazhi i parë se tash është koha që të investojmë në njerëz të rinj, tash është koha jonë diku në të ardhmen, mesazhi im i dytë tani është koha që të ngrijmë vetëdijen publike se çka është akti seksual dhe dhuna seksuale dhe të përhapim informata rreth kësaj, rreth asaj se si të reagojmë dhe si të raportojmë ngjarja kur personi bëhet viktimë e dhunës seksuale. Unë them se tash është koha sepse njerëzit e rinj janë jo vetëm ardhmëria por janë e tanishmja”, tha ajo.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe 20 vite pas luftës, zëri i viktimave seksuale nuk po dëgjohet, madje ato po ballafaqohen me shumë vështirësi.

E para e Fondacionit “Jahjaga”, tha se heshtja e viktimave të dhunës seksuale mund të marrë fund duke i mundësuar secilës viktimë që të flas për atë që i ka ndodhur.

Sipas saj e gjitha shoqëria duhet të ofroj përkrahje sidomos në aspektin ligjor institucional dhe të drejtësisë me qëllim që kryesit e këtij krimi të vihen para drejtësisë.

Tutje ish presidentja e Kosovës e ka vlerësuar si krucial Institutin Ligjor Mjekësor në thyerjen e heshtjes së personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada kur lufta mbaroi në Kosovë me kalimin e kohës plagët e mijëra grave dhe burrave që u dhunuan gjatë luftës nuk janë shëruar dhe shpirtat e tyre ende nuk janë të qetë…Kjo është edhe arsyeja pse të gjithë ne duhet të bashkojmë forcat dhe t’u krijojmë kushtet dhe hapësirën e nevojshme që ata të flasin dhe të dalin përpara me përjetimet dhe me rrëfimet e tyre. E vërteta e tyre është përpjekur të fshihet, të mbyllet dhe të varroset për më shumë kohë nga shumë njerëz dhe grupe të ndryshme, e vërteta e tyre është përpjekur të zhbëhet nga një shtet i tërë nga ai i Serbisë….Duhet të punojmë si në aspektin ligjor atë institucional, social, ekonomik po ashtu edhe në aspektin e drejtësisë e cila fatkeqësisht ende është duke munguar”, u shpreh Jahjaga.

E në anën tjetër drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se mosha më e atakuar që të jetë viktimë e dhunës seksuale është ajo nga 11 deri në 16 vjeçe.

Ai theksoi se tejet e rëndësishme është ngritja e vetëdijes për ruajtjen e provave biologjike.

“Sikurse në autopsi ashtu edhe tek viktimat e dhunës seksuale gjysma e punës apo rastit është vendi i krimit po ndodhin shumë gabime për të cilat na jemi të gjithë së bashku më shpesh dhe të ndërtojmë bashkërisht standardet operative profesionale që duhet të jenë protokoll i veprimit. Mos të vonohemi me provat biologjike të cilat nuk kanë kohë të presin sepse ato qëndrojnë shumë shkurt në trupin e njeriut si dhe një vetëdijesim…Mosha më e atakuar e dhunës seksuale është prej 11 deri në 16 vjeç kemi të bëjmë me persona apo fëmijë të cilët fizikisht janë të rritur dhe të zhvilluar dhe në aspektin psikik zhvillimor janë ende fëmijë”, tha Gërxhaliu.

Specialistja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri gjatë prezantimit të projektit “Ma thuaj me kohë“, tha se grupi më i cenuar nga dhuna seksuale është gjinia femërore.

Sipas saj, shqetësuese është se në Kosovës pre e abuzimit seksual janë edhe moshat 0 deri në 10 vjeç.

Ajo ka theksuar se qëllimi i fushatës është ruajtja e prova biologjike.

“59 për qind e viktimave janë të moshës 11 deri 16 vjeçare e që është grup moshë jashtëzakonisht e ndjeshme e shihni që ka prej 17 deri në 20 fatkeqësisht ne kemi edhe viktima të dhunës seksuale që janë shumë të vegjël kemi prej moshës 0 deri në 10 ka viktima 2 vjeç, 3, 5 vjeç që kur i shikon statistikat e vendeve tjera shumë rrallë ndodh që të ketë këtë grup moshë…Një e dhënë tjetër që për ne si institucion ka qenë shumë shqetësues e vështirë dhe shokuese ka qenë kjo tabela me mostrat e marra prej të gjitha atyre viktimave që vijnë tek ne vetëm në 28 për qind të rasteve janë marr mostrat ka qenë e mundur dhe e arsyeshme me marrë mostra dhe kjo është e dhënë që na shqetëson sepse nuk habitemi pse pastaj kemi aktgjykime apo dënuese pak”, tha ajo.

Fushata vetëdijësuese për dhunën seksuale “Ma thuaj me kohë” do zgjas 9 muaj me aktivitete të shumta në mbi 30 shkolla të Kosovës. Ligjëratat e para do filloj nga ku muaj në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë dhe ligjërues do jenë një mjek ligjor dhe zyrtarë policor.