“Nga pozicioni im mund të them se përfundoi"

 “Nga pozicioni im mund të them se përfundoi”

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, beson që Liverpool do të fitojë titullin pas fitores ndaj Manchester City.

“Reds” mposhtën Manchester Cityn me rezultat 3-1 dhe arriti të shkëputet nëntë pikë nga kampioni i Anglisë.

Sipas teknikut portugez çdo gjë ka mbaruar në kampionatin anglez dhe Liverpool sipas tij do të jetë kampion i ri.

 “Nga pozicioni im mund të them se përfundoi. Vetëm ndonjë lëndim i ndonjë lojtari që mund të prishë balancat e ekipit, por edhe për këtë dyshoj sepse skuadra është e kompletuar dhe është adaptuar me kualitetin e lojtarëve. Taktikat për Mane e Salah janë të mira, puna që bën Firmino për ta është e jashtëzakonshme. City janë të fuqishëm mund të fitojnë 7-9 ndeshje radhazi, por nuk e shoh Liverpoolin që të humbasë shumë ndeshje”, deklaroi ai.

Liverpool vazhdon të jetë i pamposhtur në Premier Ligë me 34 pikë, tetë pikë larg Leicester e Chelsea që janë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa City renditët në vendin e katërt me 25 pikë.