Mourinho synon rikthimin në Premier Ligë

Mourinho synon rikthimin në Premier Ligë

Jose Mourinho refuzoi mundësinë për t’u rikthyer si trajner, në stolin Lyon-it.

Lyon e shkarkoi trajnerin brazilian, Sylvio Mendes këtë javë, pas performancave jo të mira të klubit, transmeton rtv21.tv.

Sipas disa mediave angleze, presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas e kontaktoi Mourinho-n për t’i ofruar rolin e trajnerit. Megjithatë, trajneri portugez, hodhi poshtë ofertën dhe tha se ai synon të rikthehet në Premier Ligë.

Familja e ish trajnerit të Chelsea-it jeton në Londër dhe ai insiston të rikthehet në Angli. Rikthimi në kampionatin anglez mund të ndodhë te Tottenham, pasi trajneri Mauricio Pochettino mund të largohet në fund të sezonit./21Media