Është konfirmuar lëndimi i rëndë për futbollistin shqiptar

Është konfirmuar lëndimi i rëndë për futbollistin shqiptar

Shkodran Mustafi është lënduar në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit pas një tërheqje muskulore, të cilën Gjermania e fitoi 5:1.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se lëndimi i Mustafit është mjaft i rëndë dhe do të mungojë për afro gjashtë javë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger që do të duhet të bëjë pa mbrojtësin për një periudhë të gjatë.

“Ne e kemi humbur Mustafin për rreth gjashtë javë. Nuk besoj se ai do të luajë deri pas pushimit të Kombëtareve”, ka thënë Wenger.