Napoli dhe Roma kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Arsenalit, Sead Kolasinac

Napoli dhe Roma kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Arsenalit, Sead Kolasinac

Napoli që tashmë ka emëruar trajner Gennaro Gattuso kërkon me patjetër të përforcohet me mbrojtësin e krahut nga Bosnja Hercegovina muajin e ardhshëm kur hapet afati kalimtar.

Ndërkaq Roma mendon që të transferojë Kolasinac gjatë afatit kalimtar të verës kur i skadon kontrata edhe 34-vjeçarit Aleksander Kolarov.

Mbrojtësi nga Bosnja ka edhe dy vite e gjysmë kontratë me Arsenalin dhe ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon.

Trajneri i ri i londinezëve Mikel Arteta nuk e sheh boshnjakun pjesë të ekipit të parë.