Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Mertens

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Mertens

Futbollistët e Napolit shënuan sonte fitore në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultat 1:0, në kuadër të javës 24 të Serie A.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Mertens në minutën 65.

Skuadra e Napolit nuk është në formë të mirë këtë edicion garash dhe nuk kanë gjasa për të luftuar për titullin e kampionit, pasi renditen në pozitën e tetë në tabelë me 33 pikë. Cagliari ndërkaq renditet tri vende më poshtë me 32 pikë.