Ndriçohet Pjetërshani

Ndriçohet Pjetërshani

Fshati Pjetërshan në Gjakovë çdo fundvit merr vëmendje dhe shndërrohet në një nga vendet më të vizituara. Arsyeja është dekorimi dhe ndriçimi që i bëhet fshatit për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Edhe këtë vit nuk ka munguar organizimi i gjithë fshatit që festat të priten në mënyrë sa më të mirë. Në fundjavë, janë ndezur edhe dritat e Krishtlindjeve, ndërsa Famullia Shën Jozefi Punëtor – Pjetërshan ka falënderuar të rinjtë që çdo vit po e zbukurojnë vendin.