Klopp deklarohet pas fitores ndaj Cityt

Klopp deklarohet pas fitores ndaj Cityt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se është i kënaqur me fitoren kundër Manchester Cityt me rezultat 3:1.

Pas këtij triumfi, skuadra e tij fitoi tetë pikë epërsi ndaj konkurrentëve tjerë për kreun e tabelës.

Tekniku gjerman tha se ndeshja nuk ishte më e bukura, por se ishte emocionuese, gjë që i pëlqeu.

“City ishte i mirë dhe ne duhej të mbronim gjithçka, por shënuam gola të jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë, por ia vlen, është me të vërtetë e shkëlqyeshme. Lojtarët e mi ishin plotësisht të përqendruar dhe ishte mirë. Kjo është mënyra e vetme për ta mposhtur Cityn. Ndoshta skuadrat e tjera bëjnë gjëra ndryshe, por kjo është mënyra e vetme që mund ta arrijmë që t’i mposhtim”, tha Klopp.

Liverpooli ka një shans të madh për të fituar titullin e parë që nga viti 1990. Kuqezinjtë janë të parët në tabelë me 34 pikë, Leicester dhe Chelsea kanë nga 26 dhe Manchester City renditet i katërti me 25 pikë.