Në shumë takime u mblodhën ndihma për të prekurit nga tërmeti

Në shumë takime u mblodhën ndihma për të prekurit nga tërmeti

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë, nga data 23 -30 nëntor në Zagreb u zhvilluan aktivitete kulturore.

Gjatë kësaj kohe u organizua një tribunë shkencore, u mbajt një koncert i muzikës klasike, u hap ekspozita e artistëve Vesa Govori dhe e fotografit Sejfedin Prekazi.

Në kuadër të Ditëve të Kulturës në Zagreb, në teatrin  “Vidra” u dha  shfaqja teatrale – komedia “Shumë zhurmë për asgjë” – vepër e William Shakespeare. Kjo shfaqje u luajt nga aktorët e teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova.  Ishte kjo një komedi e punuar mjaft mirë nga regjisori dhe aktorët shqiptarë.

Aktivitetet kulturore u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve. Në to morën pjesë edhe  Gëzim Kasapolli, ambasador i Ambasadës së Kosovës në Kroaci, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj,  përfaqësues të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci dhe përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci.

Për shkak të gjendjes së rëndë në Shqipëri, në shumë takime u mblodhën ndihma për qytetarët shqiptarë të zonave të prekura nga tërmeti.