Shoku i skuadrës së Lewis Hamilton, te Mercedes, Valtteri Bottas është shprehur i gatshëm ta ndihmojë britanezin në luftën për titull

Shoku i skuadrës së Lewis Hamilton, te Mercedes, Valtteri Bottas është shprehur i gatshëm ta ndihmojë britanezin në luftën për titull

Një paraqitje ‘zhgënjyese’ e Bottas javën e kaluar në SPA, duke përfunduar në pozitën e pestë, ka bërë që ai të mbetet 41 pikë prapa kryesuesit Vettel, dhe 34 pikë prapa shokut të skuadrës Hamilton.

Megjithatë, finlandezi ende nuk është dorëzuar në luftën për titull, duke theksuar se ka ende kohë, pasi janë edhe tetë gara për tu mbajtur, dhe 200 pikë për t’i fituar, dhe diferenca në mes të tij dhe dy kryesuesve nuk është aq e madhe.

Mirëpo, Bottas ka pranuar se nëse do të mbetet prapa në garat e ardhshme, atëherë është shumë i gatshëm që të mbështesë Hamilton-in drejt titullit të Formula 1.