Superfinalja do të fillojë nga ora 16:00

Superfinalja do të fillojë nga ora 16:00

Pasi i ka kaluar 1000 kilometra duke organizuar garat në 7 qendrat më të mëdha të Kosovës, edicioni i 20 jubilar ka ardhur në fazën finale, atë të SUPERFINALES.

Të dielën me fillim nga ora 16:00, tetë skuadrat më të mira kosovare dhe 4 skuadra të ftuara do të garojnë për 3000 euro dhe kualifikimin në FIBA 3×3 Ljubljana Challenger.

Në Prishtinë triumfoi skuadra nga Shkupi: Air Sun Fragment, e cila në finalen e Prishtinës mposhti nënkampionët e vitit të kaluar, Air Force One.

Ndërkohë, Air Force One triumfoi në Gjakovë pasi në finale mposhti skuadrën shumë simpatike dhe të talentuar Kerasani dhe kështu siguroi pjesëmarrjen në Superfinalen e 28 korrikut.

Air Force One triumfoi edhe në Ferizaj andaj kualifikimin për në Superfinale e garantoi ekipi nga Shkodra, The Answer që në gjysmëfinale ka mposhtur ekipin shkupjan Fragmentin (fituesin e Prishtinës) por u mposht nga Air Force One në finale.

Turneun e Prizrenit e fitoi skuadra Bero Kingdom, ndërsa Gjilanin në Superfinale do ta përfaqësoj skuadra finaliste, Pro Eng Përlepnicën e udhëhequr nga Fisnik Mehmeti, e cila pësoi nga Air Force One që tashmë kishte fituar në Gjakovë e Ferizaj, prandaj skuadra Pro Eng Përlepnica që përndryshe ishte kampione e Kosovës në vitin 2009 sivjet është sërish në superfinale.

Në Mitrovicë përsëri fitoi skuadra Air Force One, ndërsa vizën për në Superfinale e siguroi skuadra L Bistro House.

Krejt në fund, garën maratonike të Pejës, e cila zgjati dy ditë për shkak të shiut e fitoi skuadra Bero Kingdom, e cila në finale mposhti ekipin Shmekat, por pasi Bero kishte triumfuar në Prizren, në Superfinale u kualifikua skuadra Shmekat.