Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat më të larta do të arrijnë në 19 gradë Celsius.

“Vendi ynë do vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferikë. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i qetë dhe stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.