Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Në kuadër të Javës së dhurimit vullnetar të gjakut, në Ministrinë e Shëndetësisë organizohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut. (Ora 09:00)

Publikohet raporti hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”. (Libraria “Dukagjini”, ora 10:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) publikon analizën “Roli dhe Pjesëmarrja e të Rinjve në Parandalimin e Dhunës”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: “Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”, (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian” organizon panel diskutimi me temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Asamblea Komunale në Kaçanik, ora 10:30)

Në kuadër të Javës së dhurimit vullnetar të gjakut, përfaqësuesit e FSK-së dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

Shënohet Dita e Energjisë së Ripërtëritshme. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi “Skënderbeu” ora 11:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon prezantimin zyrtar të Stadiumit Kombëtar të Kosovës. (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

Komuna e Vitisë shpall qytetar nderi ish-presidentit e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. (Sheshi i Qytetit të Vitisë, ora 11:00)

Bëhet përurimi i fushës multifunksionale donacion i Fondacionit Lorik Cana “LC5”. (Te çerdhja “Xixëllonjat” në lagjen Pejton, ora 11:00)

Mbahet ceremonia solemne e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” për Gjeneral Major Timothy E. Orr. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, Pejë, ora 11:00)

Në kuadër të Javës së dhurimit vullnetar të gjakut, aksionit do t’i bashkohen deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Qendra Kombëtare e Transfuzionit, ora 14:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon përvjetorin e Kuvendit Rinor. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 14:00)

Mbahet debati i deputetëve të Kuvendi të Kosovës me qytetarë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

Përurohet Shtëpia e Kulturës në Komunën e Obiliqit. (Komuna e Obiliqit, ora 16:00)

Mbahet koncert solemn. (ASHAK, ora 20:00)

DokuFest organizon shikimin e filmave në ambient të hapur me ndihmën e Kinemasë Solare. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 21:00)