Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë do të dhurojnë gjak. (Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ora 10:00)

Mbahet takimi i 153-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

Prezantohet mekanizmi i ri përcjellës mbi të drejtat e njeriut, financuar nga BE-ja. (Zyra e Avokatit të Popullit të Kosovës, ora 10:00)

Bëhen homazhe te varret e dëshmorëve dhe martirëve të Gjakovës. (Ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencë lidhur me dialogun dhe ambientin e të bërit biznes-politikat fiskale”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të segmentit të tretë të autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit. (Kyçja “Doganaj”, Kaçanik, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e mbylljes së fushatës për arsim cilësor në shkollën në Kosovë. (Shkolla “Përparimi”, afër Shkollës “Don Bosko”, ora 11:00)