Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin “Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike-arsimore”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, mban takim me kryetarët e Komunave të Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Mbahet tryeza “Dy vite pas: Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Zyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga dhuna në Familje  prezanton Bazën e  të dhënave të rasteve të dhunës në familje. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Komuna e Prizrenit shpërndan motokultivatorë për fermerë. (Parkingu i  Komunës së Prizrenit, ora 10:00)

Mbahet tryeza “Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale”. (Hotel “Sirius” ora 10:00)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. (Selia e LDK-së, ora 10:15)

Mbahet tryeza “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ndan dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, ora 11:00)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të qëndrojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi. (Livoç  i Gjilanir, ora 13:00)

Baleti Kombëtar i Kosovës do të mbajë konferencë. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim presidentin e Shqipërisë,  Ilir Meta, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas takimit do të ketë prononcime për medie. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 13:15)

Instituti Riinvest organizon tryezën e diskutimit “E ardhmja e zhvillimit të Kosovës. Çka mund të bëjë Qeveria e re”.  (Instituti Riinvest, ora 14:00)

Shfaqet premiera “Unë jam vetë grua”. (Teatri Dodona, ora 19:30)