Policia jep detaje

Policia jep detaje

Një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë, shkruan rtv21.tv

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rastin për portalin e rtv21.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25 në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veturë e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005). I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dal dhe prokurori kujdestar”, ka thënë Bajram Krasniqi.

Rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon egzaminimi i vendit të ngjarjes./21Media