"Ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë"

“Ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë”

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji 31 të arrestuarve gjatë aksionit policor të zhvilluar dy ditë më parë në veri të vendit dhe në disa pjesë tjera të Kosovës.

Të arrestuarit mbanë në paraburgim nën dyshimin së kanë kryer vepra penale, si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar,  marrje e ryshfetit, shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.V-B, V.D, I.U, për shkak të veprave penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale, Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar  nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3  të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e Ryshfetit  nga neni 429 paragrafi 2 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Tregtia e ndaluar nga neni 305/2 të KPRK-së, Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318/1 të KPRK-së, kundër të pandehurve A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe tridhjetë e një të pandehurve u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbej si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.