Veseli: Kur unë premtoj, e mbaj fjalën

Veseli: Kur unë premtoj, e mbaj fjalën

Kadri Veseli i cili synon postin e kryeministrit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore tha se derisa kundërshtarët politik kanë garuar me mesazhe kundër tij dhe partisë, ai është ka folur për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimit të marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, deklaroi se e di çka i duhet Kosovës sepse i ka dëgjuar hallet e qytetarëve në çdo kund.
Pretendenti për shef qeverie në mandati ne ardhshëm, Kadri Veseli u tha simpatizantëve të PDK-së se pas ditës së diele kur PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet, fillon një tjetër fushatë për ta bërë Kosovën më të mirë çdo ditë.

“Oponentët tanë garuan vetëm me një mesazh në këtë fushatë, atë kundër PDK-së e ne në vend se te flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtetë rendësi për qytetarin, ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta, ne folëm për zhvillimin ekonomik dje krijimin e vendeve të punës, ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën. Ne folëm për integrimin në NATO, në BE dhe organizatën e kombeve të bashkuara, më e rëndësishmja e sqaruam se si përmes zgjidhjes së këtyre problemeve do ti mbajmë të rinjtë tanë këtu në vendin e tyre të çmuar në Kosovë, dhe do ta ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin, ne e bëjmë punën tonë, unë e mbaj fjalën time, kur premtoj do t a luftoj korrupsionin do ta bëj, kur premtoj ta zhvilloj ekonominë do ta bëj me njerëzit e mençur të Kosovës, kur unë premtoj e mbaj fjalën, kur PDK premton ajo e mban fjalën”, tha Veseli.

Ai po ashtu deklaroi se asgjë nuk mund ta ndalë shpresën dhe vendosmërinë që e kanë.

E James Wharton, nga Partia Konservatore të Britanisë së Madhe që ka ardhur të mbështesë PDK dhe Kadri Veselin për kryeministër të vendit, tha se muaj më parë ka pasur privilegjin të drejtojë fushatën e Boris Johnson për udhëheqjen e partisë, dhe tha se e ka mbështetur për vlerat që i ka, duke theksuar se të njëjtat vlera po i shesh edhe në zgjedhjet këtu.

Ish-ministri britanik ka thënë se Britania dëshiron një Kosovë të hapur, që është e lirë dhe ku respektohet sundimi i ligjit. Sipas tij, Britania e dëshiron një Kosovë që të qëndrojë afër Britanisë së Madhe, sepse kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta.

“Platforma që Kadri Veseli dhe PDK-ja kanë paraqitur në këto zgjedhje është e duhura. Ajo do ta vendosë Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe do të forcojë marrëdhëniet me Perëndimin. Ju keni një shans që të votoni për të luftuar korrupsionin dhe për të çimentuar të ardhmen e Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe të prosperuar që orientohet drejt perëndimit”, deklaroi ai.

Veseli u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë shans dhe të votojnë PDK-në dhe Kadri Veselin.

Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të PDK-së u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe nisi me përformancën e rep-këngëtarit McKresha bashk me Migjenin Kelmendin e grupit “Gjurmët”.