Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 2:2

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 2:2

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Norwichit dhe Chelseas.

Skuadra e Chelsea ishte ajo që kaloi në epërsi në minutën e 3-të të ndeshjes pas golit të shënuar nga Abraham, mirëpo nuk ka vonuar as më shumë se 3 minuta dhe vendasit barazuan rezultatin me anë të Todd Cantwell.

Golin e tretë në ndeshje e shënuan sërish djelmoshat e Frank Lampard. Ishte i riu Mason Mount, i cili kaloi për herë të dytë ne epërsi skuadrën e Chelsea.

Mirëpo vendasit sërish gjetën forcën për ta barazuar rezultatin. Një gjë e tillë ndodhi në minutën e 31, kur Teemu Pukki shënoi për rezultatin 2:2.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në 45 minutat e dyta të kësaj ndeshje.