Juan Mata ka insistuar se nuk ka asnjë ndeshje në futboll si derbi në mes të Liverpool-it dhe Manchester United-it

Juan Mata ka insistuar se nuk ka asnjë ndeshje në futboll si derbi në mes të Liverpool-it dhe Manchester United-it

Liverpooli e pret Manchester United-in të shtunën, në ‘Anfield’, në një ndeshje ku ‘Djatë e Kuq’ vijnë si të pamposhtur në këtë sezonë, ndërsa ‘Të Kuqtë’ kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Nuk ka asnjë ndeshje si kjo në futboll. Përgjatë historisë ka pasur ndeshje shumë të mëdha, rivalitet të madh, dhe jam me fat që mund të luaj në një ndeshje kaq të veçantë”, është shprehur Mata.

Spanjolli ka kujtime të mrekullueshme nga ndeshjet në ‘Anfield’, pasi në sezonin 2014/15 kishte shënuar dy gola në fitoren 2-1 të United-it, duke përfshirë një gol spektakolar më ‘gërshërë’.