Pacolli: Besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut

Pacolli: Besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se shumë shpejt ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij.

Pacolli është shprehur i lumtur që Tomor Morina e fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.

“Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.  Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona.  Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar Pacolli në Facebook.