Pacolli do të ketë takime me nivelet më të larta të këtyre shteteve

Pacolli do të ketë takime me nivelet më të larta të këtyre shteteve

Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Francë dhe takime me përfaqësues të lartë nga shteti pritës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka nisur një turne tjetër të rëndësishëm diplomatik në kontinentin afrikan.

“Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, ministri Pacolli fillimisht do të qëndrojë në Afrikën jug-lindore dhe pastaj në disa vende të SADC-ut.

Gjatë qëndrimit disa ditor në kontinetin afrikan, ministri Pacolli do të ketë takime me nivelet më të larta të këtyre shteteve”, njofton Zyra e ministrit Pacolli./21Media