Menjëherë pas ndeshjes italiani i tha disa fjalë të rënda

Menjëherë pas ndeshjes italiani i tha disa fjalë të rënda

Christian Panucci e ka mbyllur aventurën me Kombëtaren Shqiptare ende pa i mbushur 2 vite që pas ardhjes në korrik të vitit 2017.

Humbja 2-0 në Shkodër me Turqinë ka sosur durimin e Dukës.

Gjithashtu Italiani, do të mbahet mend gjatë në historinë e kombëtares sonë që ofendohet në kor nga tifozët.

Pas shkarkimit Panucci nuk ka folur por, ndërkohë menjëherë pas ndeshjes në konferencë për shtyp italiani lëshoi disa deklarata të rënda.

“Tifozët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës apo trajnerit, kur loja dhe rezultatet janë të dobëta. Dorëheqjen nuk e jap. Në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk“, tha ndër të tjera Panuçi, duke u larguar me një akuzë të rëndë.