Rikthehet në krye, Flamurtari e Trepça ’89 ndajnë pikët

Rikthehet në krye, Flamurtari e Trepça ’89 ndajnë pikët

Drita dhe Prishtina kanë ndarë pikët, duke luajtur pa gola të mërkurën pasdite në Gjilan, në derbin e javës së 12-të të elitës së futbollit tonë.
Përballja mes rivaleve te vjetra, ka dhënë një lojë mesatare, më raste nga të dy skuadrat, por që ky takim u mbyll me rezultatin më të padëshiruar (0-0).Prishtina bie në pozitën e dytë më 22 pikë, derisa Drita është e pesta më 18 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Llapi e ka mposhtur Drenicën midis “Bajram Aiu”, me rezultat 1-2. Llapjanët arrijnë tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës me një gol te Egzon Sinani (10’) dhe Mirlind Daku (33’), kurse, golin e vetëm për nikoqirët e realizo Genc Hamiti (77’).Pas kësaj fitore, Llapi rikthehet në krye të tabelës me 23 pikë, kurse, Drenica mbetet në zonën e rrezikshme më vendin e tetë më 14 pikë.Në ndeshjen tjetër mes Flamurtarit dhe Trepçës ’89 është mbyllur baras 2-2, në një ndeshje më plot gola.

Superliga / Java e 12-të

Rezultatet

Drita-Prishtina 0-0

Flamurtari-Trepça ’89 2-2

Drenica-Llapi 1-2

Dje

Liria-Vëllaznimi 2-2

Nesër takohen:

Besa-Gjilani

Vllaznia-Feronikeli

 

Tabela

1.Llapi 23

2.Prishtina 22

3.Gjilani 19

4.Liria 19

5.Drita 18

6.Trepça ’89 18

7.Vëllaznimi 17

8.Drenica 14

9.Feronikeli 13

10.Besa 12

11.Flamurtari 7

12.Vllaznia 5