Njoftim nga Ministria e Sportit e Iranit

Njoftim nga Ministria e Sportit e Iranit

Gratë do të lejohen të marrin pjesë në kualifikimet e Kupës së Botës për herë të parë pas 40 vjetësh në Iran, tha sot një zyrtar i Ministrisë së Sportit.

“Gratë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjen kualifikuese kundër Kamboxhias në stadiumin ‘Asadi’ më 10 tetor”, tha zëvendësministri i Sportit Jamshid Tagizadeheh për Agjencinë e lajmeve IRNA.

Ai shtoi se “kushtet” ishin përmbushur dhe Irani do t’i tregonte botës se gratë në atë vend nuk janë të diskriminuara.

Gratë në Iran janë ndaluar të hyjnë në stadiume që nga viti 1981, menjëherë pas Revolucionit Islamik të 1979.