Real Madrid ka edhe një objektiv këtë merkato verore dhe ai është Paul Pogba

Real Madrid ka edhe një objektiv këtë merkato verore dhe ai është Paul Pogba

“Operacioni 200” është operacioni i rikrijimit të një Reali me emra të rinj ku deri tani janë bashkuar, Hazard, Joviç, Mendy. Por, për të mos rrezikuar me Fair-Play financiar Real do të largojë disa nga yjet e tij nga ekipi.

Gareth Bale dhe James Rodrigues janë dy futbollistët që siç duket i kanë prerë biletat. Uellsiani duket pranë një kalimi tek Bayern Munich, por pista të mundshme janë edhe Manchester United si dhe rikthimi tek Tottenham.

Derisa kolumbiani Rogriguez duket shumë afër kalimit tek Napoli, mediat spanjolle bëjnë të ditur se Pogba ka zgjedhur Realin dhe menaxheri i tij Mino Raiola ka refuzuar takimet me drejtuesit e Juventus.