​PDK inicion seancë të jashtëzakonshme për Badovcin

Dega e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur një mbledhje urgjente

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, ka theksuar se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me tendencat dhe diskutimet për aktivitet afariste në liqenin e Badovcit.

Për të diskutuar mbi këtë çështje, dega e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur një mbledhje urgjente të kryesisë së saj.

Siç njofton PDK, në këtë takim është vendosur që përmes asambleistëve të saj në Komunën e Prishtinës të nis menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të Liqenit të Badovcit për qytetarët e Prishtinës, për furnizim me ujë si dhe ruajtje të mjedisit, Dega e PDK-së në Prishtinë konsideron se çdo tentim për të zhvilluar aktivitet afarist dhe banimor në afërsi të liqenit, është i papranueshëm dhe nuk duhet të lejohet.

“Rrjedhimisht, kërkon nga asambleistët e të gjitha partive në Kuvendin Komunal që t’i përgjigjen kësaj thirrje dhe të caktojnë sa më parë ditën për diskutim mbi këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për kryeqytetin dhe qytetarët e saj”, njoftoi PDK.

Back to top button