''Shpata është në gjendje gatishmërie''

”Shpata është në gjendje gatishmërie”

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e paralajmëroi sot Korenë e Veriut të mos e sprovojë vendosmërinë e Forcave të armatosura të SHBA-së, sepse do të marrë “përgjigje adekuate dhe efektive” ndaj çdo përdorimi të armëve konvencionale apo bërthamore.

Ai theksoi se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të vazhdojë të punojë me përkushtim së bashku me aleatët e vet, siç janë Japonia, Kina dhe fuqi të tjera botërore, me qëllim që të ushtrohet presion ekonomik dhe diplomatik ndaj Phenianit.

“SHBA-ja çdoherë do të luftojë për paqe, por gjatë menaxhimit të Trumpit mburoja qëndron në pozitë mbrojtëse, ndërkaq shpata është në gjendje gatishmërie”, theksoi Pence para 2.500 ithtarëve të Marinës ushtarake amerikane në anijembajtësen “Ronald Regan” në bazën ushtarake “Jokosuka” në Gjirin e Tokios.