Pepe mund të startojë ndaj Liverpoolit
23 Gusht 2019
Pepe u transferua këtë verë për 72 milionë euro nga Lille
Pepe u transferua këtë verë për 72 milionë euro nga Lille
Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe mund të luajë në formacionin e parë në ndeshjen ndaj Liverpoolit.
Emery beson që Pepe është i gatshëm dhe nesër do të vendosë nëse do të luajë nga minuta e parë.
“Gjëja me e rëndësishme është t’i ndihmojmë dhe familja e tij ta përkrahë. Nuk i ka bërë përgatitjet parasezonale me ne, mirëpo është duke u trajnuar mirë. Në ndeshjen e parë luajti 15 minuta, ndërsa në të dytën luajti 45 minuta, por do të vendosë nesër nëse do të luajë nga fillimi”, deklaroi ai.
Ylli i Bregut të Fildishtë u transferua këtë verë për 72 milionë euro nga Lille, por ende nuk ka startuar një ndeshje me ekipin e ri.