Anulohet çmimi i madh i Britanisë

Anulohet çmimi i madh i Britanisë

Gara Grand Prix e Britanisë së Madhe u anulua për shkak të stuhisë së shiut që nuk pushoi të binte në rrugën e Silverstone.

Ajo ishte planifikuar të fillojë në orën 14, por organizatorët shtynë garën për 90 minuta, për shkak të fatkeqësive të mundshme.

Megjithatë, motoçiklistët më të mirë në botë nuk filluan garën as në këtë kohë të improvizuar, kështu që fillimi u shty më vonë gjatë ditës.

Vendimi serish u shty për ora 16.00, por organizatorët një orë më vonë njoftuan se nuk ka kushte që gara të zhvillohej.