Mezeckis Janis delegati i sfidës

Mezeckis Janis delegati i sfidës

Shqipëria do të luajë të shtunën në orën 20:45 ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve të “Europianit 2020”, ndaj Francës në “Stade de France”.

Ndeshja e kuqezinjve me “gjelat” do t’i besohet arbitrit spanjoll, Hezus Manzano, i cili do të ndihmohet nga anësorët, Diego Barbero Sevija dhe Angel Nevado Rodrigez. Ndërsa i katërti do të jetë Hose Maria Sançez.

Mezeckis Janis do të jetë delegati i sfidës, i cili është me origjinë nga Letonia.

Manzano është 35-vjeç dhe është gjyqtar i FIFA-s që në vitin 2014, ndërsa debutimin në ligën e parë e ka bërë në vitin 2012.

Ndeshja e fundit që ai ka arbitruar ishte ajo mes Villarealit dhe Realit, të dielën e 1 shtatorit për kampionatin spanjoll.