Nëntë medalje të arta, 4 të argjendta dhe 16 të bronzta

Nëntë medalje të arta, 4 të argjendta dhe 16 të bronzta

Përfaqësuesja e Kosovës në karate fitoi 29 medalje prej tyre 9 të arta, 4 të argjendta dhe 16 të bronzta, në Turneun Ballkanik që u mbajt në Shkup.

Në turne morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe nikorqiri, Maqedonia e Veriut.

Federata e Karatesë njoftoi se Përfaqësuesja e Kosovës e prirë nga përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla u paraqitë me 84 garues.

Karateistët kosovarë patën paraqitje të shkëlqyer në Turneun Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, ku vlen te veçohen konkurrenca në garat e ekipore në gjitha kategorinë. Po ashtu, FKK-ja mori pjesë edhe me 10 gjyqtarë qe ndanë drejtësinë.

Medalje e fituara në Turneun Ballkanik:

Të artën:

Albulena Gërvalla, U21 kumite – 55 kg
Fatojn Barjami, kadet, kumite -63 kg
Valëza Gashi, kadete, + 54 kg
Betim Maliqi, junior kumite – 68 kg
Albinot Selmani, junior, kumite – 61 kg
Sefer Bajrami, kadet, kumite – 70 kg
Jakup Ajdari, U21, kumite – 75 kg
Ekipore juniorët kumite (Endrit Beka, Albin Merovci, Albinot Selmani, Arlind Selmanaj, Betim Maliqi, Rigon Baruti, Melos Gashi)
Ekipore, juniore kumite (Njomza Ibrahimi, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu, Njomza Osmani, Zanita Gashi)

Të argjendtën:

Vesa Ibrahimi, U21 – 68 kg
Albin Merovci, junior kumite – 68 kg
Vlera Qerimi, kumite juniore + 59 kg
Ekipore U21 femrat (Hatigje Zejnullahu, Albulena Gervalla, Edisa Beka, Festina Curri, Vesa Ibrahimi)

Të brozntën:

Anila Foniqi, kadete kuumite – 54 kg
Qendrim Halimi, kadet, -52 kg
Leonit Latifi, kadet, kumite – 52 kg
Ensar Hamza, kadet. – 63 kg
Dren Hajdari, U21 -67 kg
Shpresim Shabani, U21 – 67 kg
Rigon Baruti, junior, kumite – 61 kg
Arlind Selmani, junor, kumite – 61 kg
Redona Gashi, juniore, kumite – 53 kg
Endrit Beka, junior kumite – 63 kg
Erblina Pajaziti, kadete, kumite – 47 kg
Antoneta Budakova, U 21, kumite – 55 kg
Benjamin Shabani, U21 kumite, + 84 kg
Ekipore kadete kumite (Anila Foniqi, Rinesa Osmani, Rona Emerllahu, Dea Gashi, Valeza Gashi, Behije Mustafa)
Ekipore U21 meshkujt kumite ( Shpresim Shabani, Benjamin Bajrami, Andi Merovci, Altin Maloku, Jakup Ajdari, Benjamin Shabani)
Ekipore Kadetët kumite (Meriton Zhdrella, Dren Ibrahimi, Fatijon Bajrami, Hamz Haliti, Riza Mahalla, Sefer Bajrami).