​Franca në pjesën e parë shënoi dy gola

​Franca në pjesën e parë shënoi dy gola

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Francës, ndeshje që po zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Mysafirët kanë arritur të shënojnë dy gola brenda 45 minutave.

Golin e parë e shënoi Corentin Tolisso në minutën e tetë, ndërsa Antoine Griezmann e dyfishoi rezultatin në minutën e 31-të.

Franca pos dy golave të shënuara, gjithashtu po dominon edhe me posedimin e topit.