Klubi ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin argjentinas

Klubi ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin argjentinas

Roma dhe Diego Perotti kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës të futbollistit deri në vitin 2021.

Futbollisti argjentinas është shprehur shumë i lumtur që do të jetë pjesë e ‘Giallorossëve’ edhe për katër vite të tjera.

“Është një nder për mua që më është dhënë mundësia të luajë edhe për disa vite me këtë skuadër speciale”, ka thënë Perotti.

“Prejse kam ardhur te Roma kam kaluar momentet më të mira në karrierë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Jam shumë i lumtur”, ka theksuar ai.

Perotti i është bashkuar Romës në janar të vitit 2016 dhe ka realizuar 17 gola në 78 paraqitje me klubin.