Sipas tij ata janë duke e rikthyer faktorin ‘frikë’ te kundërshtarët

Sipas tij ata janë duke e rikthyer faktorin ‘frikë’ te kundërshtarët

Mike Phelan beson se Jose Mourinho e ka rikthyer faktorin ‘frikë’ në ‘Old Trafford’, pas fillimit të sezonit në mënyrë fantastike.

Phelan, i cili qëndroi për 14 vite në United si pjesë e stafit të trajnerëve, e vlerësoi lartë ndikimin e Mourinho-s, duke i konsideruar ‘Djajtë e Kuq’ si një ndër kandidatët kryesorë për titull.

“Ata janë duke e rikthyer faktorin ‘frikë’ te kundërshtarët, diçka që kishte humbur që nga largimi i Sir Alex Ferguson-it. Ata e kanë krijuar besimin në vetvete dhe janë të pamposhtur në këtë sezonë. Besoj se Mourinho do të synojë ta mbajë këtë ritëm”, ka thënë Phelan.

Skuadra e Mourinho-s ka gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë ndeshjet e para në Premier Ligë, duke kryesuar tabelën me pikë të njëjta me Manchester City-n, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve ka arritur të realizojë dy fitore në dy ndeshjet e para.

Ky fillim i mirë i sezonit ka bërë që Unitedi të konsiderohet si një nga ekipet pretendente për të gjithë titujt në këtë sezonë.