Pioli thotë se klubi po përmirësohet

Pioli thotë se klubi po përmirësohet

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se ekipi është duke ecur drejt rrugës së duhur.

Milani u mposht nga Lazio në “San Siro” me rezultat 1-2.

Pavarësisht kësaj humbje, tekniku italian beson që janë duke u përmirësuar dhe duke vazhduar në rrugën e duhur.

“Klubi po përmirësohet. Sigurisht që tabela dhe situata nuk janë të mira, kishte rëndësi të fitojmë, por përformanca ishte në nivelin e duhur. E pashë klubin që luftoi për 95 minuta. Bëjmë shumë gabime, por do të përmirësohemi”, deklaroi ai.