Mbrojtësi katalanas pranon krizën që ka kapluar skuadrën e tij

Mbrojtësi katalanas pranon krizën që ka kapluar skuadrën e tij

Barcelona pësoi humbje në dy ndeshjet e Super Kupës së Spanjës ndaj rivalit të përjetshëm Real Madridit, duke shënuar vetëm një gol ndërsa pësoi pesë të tjerë.

Gerard Pique e cilëson si të rëndë situatën në skuadër por beson se Barça do të ringrihet dhe do të bëjë një sezon të mirë.

“Nuk po kalojmë momente të mira si skuadër dhe si klub”, ka thënë Pique.

“Duhet të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të shikojmë drejt të ardhmes”.

“Kjo humbje na bëri të kuptojmë se Reali është më i mirë se ne. Megjithatë sezoni është i gjatë dhe kemi kohë për t’u përmirësuar”.

“Në këto nëntë vite, është hera e parë që ndihem inferior përballë Realit”, ka përfunduar Pique.