Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi qendror, pasi Benzema nuk është duke kaluar në një formë të mirë

Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi qendror, pasi Benzema nuk është duke kaluar në një formë të mirë

Madrilenët tash e sa kohë janë të interesuar të sjellin në radhët e veta sulmuesin polak të Bayern Munich, Robert Lewandowskin, për shërbimet e të cilit janë të interesuara shumë klube të mëdha.

Klubi madrilen ka një plan B nëse nuk arrin deri te Robert Lewandowsksi. Polaku mbetet objektivi kryesor i madrilenëve, por nuk do ta kenë të lehtë, pasi klubi bavarez nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

Për këtë arsye, drejtuesit madrilenë kanë kthyer interesimin për ish-futbollistin e tyre, Alvaro Moratan e Chelsea-t.

Spanjolli nuk është duke kaluar një formë të mirë te skuadra londineze, por me Realin ai gjithmonë ka shkëlqyer dhe madrilenet kërkojnë që edhe vitin tjetër ta kenë përsëri në skuadër.