Jose Mourinho beson se Paul Pogba do të mungojë ‘disa javë’ pas lëndimit të mbrëmshëm në sfidën kundër Baselit

Jose Mourinho beson se Paul Pogba do të mungojë ‘disa javë’ pas lëndimit të mbrëmshëm në sfidën kundër Baselit

24 vjeçari e filloi ndeshjen si kapiten i Manchester United, por u largua pas vetëm 18 minutave lojë pas lëndimit të muskujve hamstring, në fitoren 3-0 të ‘Djajve të Kuq’, ndaj zviceranëve.

“Nuk e di sigurt, por duket të jetë një lëndim i muskujve hamstring, dhe ai mund të mungojë për disa javë”, ka thënë Mourinho.

Golat e Maroune Fellaini, Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford, shënuan mbrëmë për fitoren e United.