Francezi dëshiron t’i bashkohet Zidanes

Francezi dëshiron t’i bashkohet Zidanes

Mesfushori, Paul Pogba i ka thënë Manchester Unitedit që nuk është i interesuar për të biseduar për kontratën e re.

Mediat angleze thonë se United po mundohet të bëjë kontratën e re, mirëpo kjo gjë është refuzuar nga francezi.

Francezi ka vetëm dy vite në kontratë dhe po dëshiron t’i bashkohet Zidanes brenda një kohe sa me të shkurtër.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola beson që nëse kontrata nuk vazhdohet, gjiganti anglez do ta lejoj të largohet, në të njëjtën mënyrë siç ndodhi transferimi i Eden Hazard këtë verë.

Raiola beson që francezi do të shitet para se kontrata e tij të skadoi në vitin 2021.