Mposht Meksikën

Mposht Meksikën

Portugalia edhe pa yllin e tyre Cristiano Ronaldon e ka mposhtur Meksikën, me rezultat 2-1, pas lojës shtesë, pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

Ballafaqimi mes këtyre dy përfaqësueseve, ka dhënë lojë të kënaqshme, derisa pas 120 minutave lojë, ishin portugezët që iu gëzuan fitores.Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve është mbyllur pa gol, ndërsa në fraksionin e dytë, Meksika përmes autogolit te Neto (55’) gjeti rrugën e golit, kurse, në minutën e fundit të ndeshjes, veterani Pepe shënoi më kokë për të barazuar rezultatin në 1-1. Kështu që kjo sfidë shkoi në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.

Në lojën shtesë Silva (104’) realizoi nga pika e bardhë për të siguruar fitoren Portugalisë., sonte nga 20:00 luhet finalja mes Kilit dhe Gjermanisë.