Mbrojtësi i Real Madridit do të pushojë për një periudhë për shkaqe shëndetësore

Mbrojtësi i Real Madridit do të pushojë për një periudhë për shkaqe shëndetësore

Dani Carvajal është diagnostikuar me një virus i cili i ka shkaktuar telashe me zemër dhe kjo ka bërë që ai të ndalojë së luajturi futboll për një kohë.

Mediat në Spanjë shkruajnë se lojtari i Realit, do të mungojë për të paktën dy muaj dhe gjatë kësaj periudhe do të ndalë edhe stërvitjet në mënyrë që mos ta mundojë zemrën më shumë.

Reali para pak ditësh ka njoftuar përmes një komunikate se Carvajal i është nënshtruar disa kontrolleve dhe mjekët e klubit janë duke e përcjellur gjendjen e tij.

Carvajal sapo ka vazhduar kontratën me Realin deri në vitin 2022.