Analizohen profilet e të famshmëve

Analizohen profilet e të famshmëve

Instituti britanik për performancën e muzikës moderne ka analizuar profilet e të famshmëve për të përcaktuar se kush ka më shumë ndjekës të rremë.

Në vendin e parë është prezantuesja e televizionit amerikan, Ellen DeGeneris, e cila shoqërohet nga 74.4 milionë njerëz, 58 për qind e të cilëve janë llogari të rreme.

Pas saj është këngëtarja dhe aktorja, Katie Perry me 53 për qind ndjekës të rremë, ylli i realitetit Courtney Kardashian me 80 milionë, gati gjysma e të cilëve, 49 për qind, janë fals.

Këngëtarja Taylor Swift ka të njëjtën përqindje të ndjekësve të rremë, me gjithsej 119 milionë ndjekës.

Nga motrat e tjera Kardashian, Jenner, Chloe dhe Kim kanë 44 për qind të shoqëruesve të rremë, Kendal Jenner 33, ndërsa më së paku, 31 për qind, aktualisht ka motra më e suksesshme, Kyle Jenner.