Mjalti i dhuron fuqi organizmit

Mjalti i dhuron fuqi organizmit

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e mirë dhe një veprim apo mosveprim i orëve të hershme, ndikon në shëndetin dhe disponimin gjatë ditës.

Jo vetëm mjekësia popullore, por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, vitaminë C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Po ashtu ai shihet si multivitamin.

Mjalti i dhuron fuqi organizmit, ai është antioksidant si dhe armik i mikrobeve.